Ka ndodhur

Familjarët e kërkojnë prej dy ditësh, 56-vjeçarja dyshohet se mund të jetë mbytur

Gazeta Si –Një grua dyshohet se mund të jetë mbytur në lumin Vjosa në fshatin Mifol të Vlorë.

Policia thotë se anës lumit janë gjetur sende personale që dyshohet se i përkasin 56-vjeçares me iniciale L.K.

Ajo është denoncuar nga familjarët, pasi është larguar nga banesa në datë 20 qershor 2022 për shkak se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Në vendngjarje kanë shkuar polumbarët e RENEA-s për të nisur kërkimet për gjetjen e trupit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë