Ka ndodhur

Kultivonte bimë narkotike në banesë, në pranga 23-vjeçari në Durrës

Gazeta Si – Një 23-vjeçar me iniciale I.A, i cili ishte shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, është arrestuar në Durrës.

Policia kishte zbuluar se ai kishte përshtatur një apartament të marrë me qira për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave.

Policia shpalli në kërkim 23-vjeçarin, pasi nuk u gjet në apartamentin e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, te marrë me qira prej tij.

Kjo banesë u shkatërrua nga shërbimet e Policisë të DVP Durrës, më datë 13.12.2021.

Në apartament u gjetën dhe u sekuestruan në ambientet e apartamentit, 2 kg lëndë narkotike cannabis sativa e tharë, e bërë gati për shitje, 110 vazo, në të cilat ishin kultivuar fidanë narkotikë cannabis sativa, 19 llamba dhe pajisje të tjera elektrike, që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, në ambient të mbyllur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë