Ka ndodhur

Nga Durrësi në Itali me 24 kg heroinë, kapet korrieri shqiptar i drogës

Gazeta Si – Një 50-shqiptar është arrestuar në Itali, pasi i është sekuestruar një sasi e konsierueshme heroine nga policia e Ankonës.

I arrestuari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ishte nisur nga Porti i Durrësit me destinacion shtetin fqinj.

Sipas shtypit italian, 50-vjeçari udhëtonte me një makinë tip “Mercedes” dhe droga ishte fshehur në sediljet e pasme të automjetit.

Nga kontrollet e autoriteteve italiane u gjetën dhe sekuestruan 24 kg heroinë e ndarë në 43 pako, që nëse hidhej në treg do të kapte një vlerë rreth 1 milion Euro.

Prokuroria italiane dyshon se i arrestuari është vetëm një korrier i kësaj sasie të konsiderueshme heroine.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë