Deputetja e PD, Ina Zhupa tha të martën se pas rrëzimit të ligjit për koncesionin e Butrintit nga Presidenti Ilir Meta, ajo do të kërkojë ngritjen e një Komisioni të Posaçëm të menaxhimit të Parkut. Fillimisht, ajo lavdëroi qëndrimin e Metës të cilit me herët ajo i kishte kërkuar zyrtarisht që të mos e kalonte ligjin.
“Është fat që Presidenti i Republikës e ktheu ligjin për koncesionin e Butrintit duke dhënë dhe arsyet shteruese shumë të qarta për arsyet e këtij mosdekretimi.
Sot edhe shqiptarët patën mundësinë të dëgjonin nga Presidenti i Republikës se pse ky ligj i koncesionit të Butrintit është një ligj antikushtetues, një ligj që bie në kundërshtim me Konventën e Parisit, një ligj që shkel ligjet e tjera të shtetit shqiptar dhe që është në kundërshtim me ruajtjen e vlerave të trashëgimnisë kukturore, të identitetit kombëtar dhe të pasurisë kulturore.
Sot Presidenti Meta tregoi edhe një herë se pse është i padëshiruar për mazhorancën e Partisë Socilaiste sepse ai ka qëndruar edhe kësaj here si garant i Kushtetutës, i mbrojtjes së pasurisë publike, identiteti kombëtar dhe interesave të publikut”.
Realisht më vjen mirë që në argumentimin e presidentit janë marrë parasysh dokumentat të çuara në një shkresë zyrtare nga ana ime në Presidencë teksa kam vënë theksin se ky ligj ishte antikushtetues, ishte në kundërshtim me atë që parashikon menaxhimi i parqeve të kësaj rëndësie nga UNESKO dhe mbi të gjitha vinte në rrezik identitetin kombëtar shqiptar por edhe për historinë tonë të përbashkët...”
Sipas saj, rrëzimi i këtij ligji nuk duhet të jetë mbyllja e çështjes së menaxhimit të Butrintit.
“Kolegët socialistë duhet të votojnë dekretimin për rrëzimin e këtij ligji.
Duhet të hapet një diskutim dhe një formë e re menaxhimi. Nuk duhet të përjashtojë privatin, pra të përfshihet në formën e një donatori.
Sugjerohet që kjo iniciativë të diskutohet bashkë me dekretin e Presidentit. Do jem një nga deputetet nismëtare për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm për të diskutuar menaxhimin e Parkut të Butrintit," tha ajo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.