Gazeta Si – Një trup i pajetë është gjetur në rrjedhën e lumit të Vjosës në Përmet. Trupi i pajetë i përket një personi i identifikuar si Agim Pelushi 55 vjeç.
Viktima raportohet se ka qenë emigrant në Greqi dhe sapo ishte divorcuar.
Nga hetimet paraprake dhe marrja në pyetje e familjarëve mësohet se ata kishin bërë denoncim për largimin e tij nga banesa katër ditë më parë.
Anëtarë të familjes pohuan se ai ishte larguar edhe më parë nga shtëpia pasi vuante nga çrregullime mendore serioze.
55 vjeçari ishte larguar shpesh drejt Greqisë pa dijeninë e familjarëve dhe mungesa e tij për disa ditë me radhë ishte diçka e përsëritur për ta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




