Ka ndodhur

Ishte arratisur nga burgu e punonte fizioterapsit në Pogradec, arrestohet turku

Nga operacioni i koduar policor “Pojska”, policia ka vënë në pranga një 42-vjeçar që kërkohej nga drejtësia turke.
Salih Akkurt,ishte banues në Konya të Turqisë por është arrestuar në Pogradec pasi ishte i dënuar me 21 vite burgim.

Akkurt ka  edhe 10 vite burg për të kryer pasi ishte larguar nga vendi i vuajtjes së dënimit.

Ai është dënuar për veprën penale “Mashtrimi i rëndë, duke përdorur sistemet informative të bankave dhe të kartave të kredit”, dhe së fundi i shpallur në kërkim për veprën penale “Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit”.
42-vjeçari si duket fshihej në qytetit juglindor të vendit tonë ku për të mos rënë në sy  mashtronte qytetarët duke u hequr si fizioterapist.
Gjatë kontrollit fizik, 42-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan çeqe në shuma të mëdha monetare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë