Gazeta Si – Një helikopter ushtarak është ulur në një fushë sportive në Librazhd, duke ngjallur kuriozitet tek banorët rreth vendimit.
Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për një ulje të detyruar apo për qëllim stërvitjeje.
Helikopteri duket si një mjet ushtarak në pamje të parë, por ende nuk dihen detaje të mëtejshme mbi situatën.
Megjithatët, burime jo zyrtare bëjnë të ditur se helikopteri ka pësuar një defekt, çka ka detyruar dy pilotët që të bëjnë uljen e emergjencës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




