Nga Gazeta Si – Policia e Kukësit vë në pranga 5 persona, pasi u kapën me 20 kg kanabis.
Në sajë të operacionit policor të koduar “Long ëay”, policia bën me dije se kanë rënë pas hekurave Dritan Xhindaj, 33 vjeç, Tautant Bejaj, 36 vjeç, Tili Xhindi, 34 vjeç, Skerdilajd Veizaj, 32 vjeç dhe Kleanth Hoxha 47 vjeç, banues në Vlorë.
Sipas policisë, gjatë operacionit, këta shtetas u kapën në flagrancë në ambientet e jashtme të një lokali, me 20 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar lënda narkotike, një automjet, 10 aparate celulare, si dhe 1250 euro.
Ndërkohë, vijojnë hetimet për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




