Gazeta Si – Gjashtë persona janë arrestuar në Kukës, pasi fusnin mallra kontrabandë nga Kosova në Shqipëri.
Ndërkohë, policia ka proceduar penalisht në gjendje të lirë dy punonjës të doganës së Morinit me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”
Mallrat ishin futur përmes një autobusi të linjës nga Prishtina në Tiranë, ku mes tyre kishte veshje, medikamente si edhe naftë.
“Në rrugën “Jordan Misja”, në një parking, shërbimet e Policisë kanë konstatuar autobusin e linjës Prishtinë-Tiranë dhe shtetasit A. M., D. Z. dhe Sh. M., të cilët do të merrnin mallrat, të dyshuara të futura kontrabandë në Shqipëri, nga dogana e Morinës, – njofton policia.
Gjatë kontrollit të autobusit, në bagazh, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, mallra të tjera, pa pullë fiskale.
“Po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave që i kanë porositur”, vijon policia.
Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
E. C., 40 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një linje transporti;
A. M., 52 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti tregtar;
D. Z., 31 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti tregtar;
Sh. M., 42 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti tregtar;
Z. B., 32 vjeç, banues në Tiranë, faturino në një linjë transporti;
E. L., 22 vjeç, banues në Tiranë, punonjës i një poste private.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




