Ka ndodhur

Durrës, shpërthejnë bombolat në fabrikën e gazit në Porto Romano

Gazeta Si – Në depozitat e gazit në Porto Romano në Durrës kanë ndodhur disa shpërthime të bombulave të gazit, të cilat kanë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30. Me ndërhyrjen e menjëhershme të zjarrfikësve dhe policisë, zjarri është fikur, edhe pse shpërthimi ka bërë që pika e furnizimit të përfshihet nga flakët.

Banorët e zonës kanë raportuar se ka pasur disa shpërthime për rreth gjysmë ore, teksa nga frika e shpërthimit disa prej tyre janë larguar.

Policia thotë se grupi hetimor ndodhet vendngjarje, ku vijon puna për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë