Ka ndodhur

Kapen hajdutët e adresave në Fb, pasi i vidhnin kërkonin para për t’i kthyer

Gazeta Si – Dy persona janë arrestuar në Tiranë për shkak se dyshohen për veprat penale të mashtrimit dhe krimit kompjuterik.

Gjatë operacionit “Hackers”, u arrestuan shtetasit L.P., i cili administronte llogaritë në rrjetet sociale, të vjedhura për përfitim dhe shtetasi P.A., që tërhiqte shumat e parave që dërgonin shtetasit që u ishin vjedhur llogaritë në rrjetet sociale.

Shtetasi P.A., është me profesion mësues dhe në momentin e arrestimit atij i janë gjetur edhe disa dokumente shkollore (dëftesa), të dyshuara të falsifikuara.

Po ashtu, u sekuestrua 1 pajisje kompjuterike, 2 aparate celulare, dokumente institucionesh financiare dhe dokumente të tjera të ndryshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë