Ka ndodhur

Dhunoi bashkëfshatarin, arrestohet ish-drejtori i OSHEE-së në Mirditë

Gazeta Si – Ish-drejtori i OSHEE-së në Mirditë, Altin Nikolli është arrestuar, pasi ka goditur me sende të forta bashkëfshatarin e tij.

Ndaj Nikollit është vendosur masa e sigurisë arrest me burg nga Gjykata e Lezhës për veprën penale plagosje e rëndë me dashje.

Mësohet se ai ka goditur me sende të forta një banor në zonën e Fanit duke e lënë të plagosur rëndë.

Pas veprimeve hetimore ka rezultuar se ai është autor i ngjarjes dhe më pas është lëshuar edhe urdhër ndalimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë