Gazeta Si – Një nënë 49-vjeçare nga Shkodra ka denoncuar në polici zhdukjen e dy djemve të saj adoleshentë.
Dy vëllezërit janë larguar nga shtëpia prej datës 1 qershor, ndërkohë që prej asaj dite nuk ka asnjë gjurmë prej tyre.
“Më datë 14.06.2022, shtetasja D.K., 49 vjeçe, banuese në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, ka bërë kallëzim se më datë 01.06.2022, janë larguar nga banesa dhe nuk janë kthyer më 2 djemtë e saj, shtetasit K.P., 17 vjeç dhe K.P., 15 vjeç. Punohet për gjetjen e tyre”, thotë Policia e Shkodrës në njoftimin për shtyp.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




