Ka ndodhur

Video/ Kapen hajdutët e motorëve në Tiranë

Gazeta Si – Një 29-vjeçar është arrestuar, ndërsa një 28-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi kanë grabitur disa motorë në zona të ndryshme të Laprakës në Tiranë.

Policia thotë se më datë 22.02.2021, në oborrin e një spitali, dyshohet se kanë vjedhur motomjetin e shtetasit E.S.

Më datë 28.02.2022, në rrugën “Lord Bajron”, dyshohet se kanë vjedhur motomjetin e shtetasit K. Sh.;

Më datë 14.06.2022, në rrugën “Mahmut Fortuzi”, dyshohet se kanë vjedhur motomjetin e shtetasit B.J.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë