Ka ndodhur

Shiste kokainë dhe kanabis, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë

Gazeta Si – Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Sipas policisë, i riu me iniciale F.M., banues në Tiranë, gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur sasi lënde narkotike të llojit kokainë dhe kanabis sativa.

Lënda ka qenë e ndarë në doza, gati për shitje, ndërsa iu sekuestrua edhe një aparat celular dhe një shumë parash të dyshuar të përftuar nga aktiviteti i paligjshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë