Ka ndodhur

I dënuari për vrasje në 2002 plagoset në Velipojë, sapo kishte dalë nga burgu

Gazeta Si – Pjerin Rrushkulli, 48 vjeç, ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e të martës (14 qershor) në Velipojë.

Sipas të dhënave nga policia, ngjarja ndodhi rreth orës 22:00, në afërsi të një resorti. I plagosuri ka marrë një plagë në pjesën e barkut dhe është transportuar ne spitalin e Shkodrës.

Nuk dihen ende rrethanat, ndërsa policia po punon për të sqaruar si ka ndodhur ngjarja.

Por Rrushkulli është një emër i njohur për policinë. Ai ka qenë i dënuar për një vrasje të kryer në 6 tetor 2002 dhe nuk kishte shumë kohë që kishte dalë nga burgu.

Ai ka qenë i dënuar për vrasjen e bashkëfshatarit të tij nga Bërdica, Kolec Nushi. Vrasja ka ndodhur në vitin 2002, ndërsa në vitin 2005 Pjerin Brushtulli është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit Shkodër.

Dënimi u dha në mungesë, pasi Brushtulli ka qenë në arrati. Por ai u kap në vitin 2008 nga Policia e Shkodrës për të vuajtur dënimin me 15 vite. 48-vjeçari Brushtulli ka dalë nga burgu kohët e fundit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë