Ka ndodhur

Tiranë, babë e bir në pranga për kultivim dhe shitje droge

Gazeta Si – Babë e bir në Tiranë janë vënë në pranga për shkak se akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Policia thotë se janë arrestuar shtetasit me iniiale Zh.M., 47 vjeç dhe F.M., 21 vjeç, ndërkohë që djali tjetër i familjes, 16 vjeç, M.M., do të procedohet në gjendje të lirë.

Gjatë kontrollit në banesën e këtyre personave, në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, u gjet lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa, bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa, të mbjella në tokë dhe në vazo, qese që shërbejnë për ndarjen e lëndës narkotike në doza, krehër dhe municion luftarak.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë