Ka ndodhur

Tjetërsuan pronën e një qytetari, nën hetim edhe dy zyrtarë të Kadastrës

Gazeta Si – Katër persona janë vënë nën hetim nga Prokuroria e Tiranës, pasi dyshohet se kanë falsifikuar dokumentet e pronësisë së një qytetari.

Dy nga personat që janë vënë nën hetim, janë të punësuar pranë ASHK-së, ndërsa një tjetër te Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Personat në hetim janë Lediana Bardhi, Rajmonda Dashi, Thanas Leka dhe Dario Vasili.

Lediana Bardhi ka qenë ish-kryeregjistruese në hipotekën e Tiranës dhe është kallëzuar më parë dhe nga KLSH.

Raimonda Dashi ka qenë Drejtoreshë e Hipotekës në Durrës dhe ka dhënë dorëheqjen pas kërkesës së Lames.

Ndërsa Thanas Leka punon si drejtor në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në Qendër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë