Gazeta Si – Një makinë ka përplasur një fëmijë 10-vjeçar në fshatin Panaja të Vlorës mbrëmjen e kësaj të diele.
Policia thotë se pas aksidentit me makinë, shoferi i mjetit është larguar nga vendi duke lënë fëmijën në rrugë.
Si pasojë e aksidentit është lënduar fëmija, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




