Gazeta Si – Dy aksidente kanë ndodhur në harkun kohor të pak minutave në rrugët e qarkut të Lezhës pasditen e të dielës.
Një automjet me të cilin udhëtonin tre vajza doli nga rruga e përfundoi në një kanal me ujë në rrugën Shënkoll-Tale.
Të ndihmuar edhe nga banorët e zonës, vajzat arritën të dilnin nga makina, duke shmangur një tragjedi.
Pak minuta më vonë një tjetër aksident ndodhi në rrugën e Kunes në Shëngjin ku një automjet u përplas me një motoçikletë.
Për pasojë mbeti i plagosur drejtuesi i motoçikletës, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës.
Për dy aksidentet policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




