Ka ndodhur

Shmanget avaria detare në Durrës, shpëtohen 6 shtetas italianë

foto ilustruese

Parandalohet një ngjarje e rëndë në bregdetin e Durrësit. Mësohet se mëngjesin e sotëm, salla operative e portit të Durrësit mori sinjalin për rënien në cekëtinë të mjetit turistik ‘Ziacanaia’, ku në bord ishin 6 shtetas italianë.

Autoriteti Portual Durrës bën me dije se mjeti lundrues rrezikoi ngecjen në cekëtinë ndaj kërkoi ndihmë.

Po ashtu bëhet e ditur se jahti po lundronte nga Marina Punta Faro, Itali, drejt Shqipërisë.

“Falë angazhimi të menjëhershëm dhe të emergjencave tona civile, është bërë e mundur dhënia e ndihmës dhe akostimi i jahtit në kalatën 4 të Portit të Durrësit.

6 anëtarët e ekuipazhit, shtetas italianë, janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa ambulanca e APD-së ishte në gatishmëri për çdo nevojë të mundshme shëndetësore”, thuhet në njoftimin e Autoritetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë