Gazeta Si – Një sherr mes disa të rinjve bëri që tre prej tyre të përfundonin në spital mbrëmjen e kësaj të premteje në Vlorë. Ngjarja sipas policisë ndodhi në lagjen “Pavarësia”, për motive të dobëta.
Në konflikt u përfshinë Xh. B., 20 vjeç, F. B., 21 vjeç, A. I., 23 vjeç, N. Xh., 27 vjeç dhe M. Xh., 22 vjeç, banues në Vlorë.
Për pasojë, tre prej tyre (A. I., N. Xh., dhe M. Xh.) mbetën të lënduar dhe u dërguan në spital, ku dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




