Ka ndodhur

Sarandë, një turist holandez gjendet i pajetë në ballkonin e banesës

Gazeta Si – Një turist 66-vjeçar nga Holanda, është gjetur i pajetë në Sarandë në ballkonin e banesës ku qëndronte.

Policia thotë se J.W., nga të dhënat paraprake dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Ka qenë një banore përballë pallatit të holandezit, e cila ka njoftuar policinë pasi e ka dalluar atë teksa ishte i shtrirë në dysheme si dhe qenin e tij, i cili qëndronte mbi trupin e tij.

Pasi shërbimi ambulator, zjarrfikësja dhe policia arritën në vendngjarje, kanë trokitur disa herë në derën e banesës së këtij shtetasi, por nuk është përgjigjur njeri.

Më pas, ata kanë hyrë duke shembur derën dhe kanë gjetur të pajetë turistin 66-vjeçar.

Po ashtu, një 26 vjeçar ka përfunduar në spital në Sarandë, pasi u godit me mjet prerës nga një person me të cilin u konfliktua.

“Më datë 10.06.2022, në Sarandë, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi S. S., ka goditur (gërvishur) me mjet prerës shtetasin G. M., 26 vjeç, banues në Sarandë,i cili ka marrë mjekim në spitalin e Sarandës”, njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë