Ka ndodhur

Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen tre persona në Fier

Nga Gazeta Si – Tre persona kanë rënë në pranga pasi u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Sipas policisë së Fierit, në pranga kanë rënë Admir Derveni, 36 vjeç, banues në Tiranë, Renato Jemishta 33 vjeç, banues në Tiranë dhe Alket Balili, 34 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim.

Sipas policisë, këta shtetas janë kapur në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës”, duke transportuar me automjetet tip “BMË” dhe “Audi”, kundrejt fitimit, 11 emigrantë që dyshohen se kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në vendin tonë.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 automjetet dhe 4 aparate celulare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë