Ka ndodhur

Moti i keq pushton Shqipërinë: Një i vdekur nga rrufeja në Malësi të Madhe. Përmbytje në disa qytete

Moti i keq që ka përfshirë të gjithë vendin, ka shkaktuar një viktimë. Si pasojë e e rënies së një rrufeje në banesën e Arben Ivanajt, në fshatin Dedaj të Shkrelit në Malësinë e Madhe, ai ka gjetur vdekjen.

Banesa ku ai ndodhej është përfshirë nga flakët, të cilat kanë përpirë gjithçka brenda pak minutash, duke mos i lënë rrugë shpëtimi Ivanajt. Si pasojë e plagëve të marra nga zjarri, ai ka ndërruar jetë në spital.

Rreshjet kanë qenë të furishme thuajse në të gjithë territorin e vendit, me shkarkesa elektrike dhe shi të dendur që prej mesditës. Një rrufe regjistrohet të ketë rënë edhe mbi një pallat në Sarandë, por deri tani nuk ka konfirmim për të lënduar në njerëz.

Përmbytje janë regjistruar në Gramsh e Vlorë, por edhe në zona të caktuara të Durrësit. Ndërsa në Tiranë, rreshjet e dendura dhe prurjet e menjëhershme kanë shkaktuar daljne nga shtrati të Lumit Lana.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë