Ka ndodhur

Qarkullonte me armë zjarri me vete, arrestohet 40-vjeçari

Nga Gazeta Si -Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 40-vjeçar, pasi është kapur duke qarkulluar me armë zjarri me vete.

Bëhet fjalë për shtetasin Ritvan Xhota, 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

“Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në bulevardin ‘Bajram Curri’, një shtetas i armatosur po lëvizte me një motomjet, Shërbimet e Forcës së Posaçme ‘Shqiponja’, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar ‘Black bag’”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë kontrollit të çantës së këtij shtetasi, në bulevardin “Bajram Curri”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë