Ka ndodhur

Grabitën bankën me armë në Koplik, lihen në burg tre të arrestuarit

Nga Gazeta Si -Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest me burg” për tre autorët e dyshuar të grabitjes së bankës në Koplik.

Gjykata ka lënë në burg shtetasit Bekim Gurra, Admir Shaba dhe Armir Shaka.

Dy vëllezërit Armir Shaba dhe Admir Shaba kanë mohuar akuzat ndaj tyre, ndërsa Bekim Gurra nuk ka folur gjatë masës së sigurisë, duke u përfaqësuar nga avokati i tij, Ndue Pjetra.

Tre të rinjtë u futën në bankë me maska e kallashnikovë, duke kërcënuar punonjësit dhe klientët që ndodheshin aty, dhe duke kryer grabitjen në më pak se një minutë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë