Ka ndodhur

Sekuestrohen 7.3 kg kanabis në Librazhd, arrestohet 50-vjeçari

Policia e Librazhdit ka finalizuar ditën e sotme operacionin policor të koduar “TARGET”.

Si rezultat i këtij operacioni është arrestuar në flagrancë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasi Th. K., 50 vjeç, banues në fshatin Babje, Librazhd.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në një sipërfaqe toke të pyllëzuar në afërsi të banesës së këtij shtetasi, gjetën 61 bimë të dyshuara kanabis sativa të kultivuara në tokë dhe 14 fidanë të dyshuar narkotikë kanabis sativa të kultivuar në vazo plastike, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të banesës së 50-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 7.3 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë