Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga hyrja e masave ajrore të paqëndrueshme në shtresat e larta të atmosferës të cilat do të sjellin rënie të temperaturave në vendin tonë gjatë kësaj jave.
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi në mesditë dhe pasdite në veri-lindje dhe veri perëndim dhe zonën qëndore. Era do të jetë drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 -4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie .
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 15/27°C
Zona e ulët 16/32°C
Zona bregdetare 18/30°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




