Ka ndodhur

Terrorizonin qytetarët duke qëlluar me armë zjarri, arrestohen dy 21-vjeçarët në Tiranë

foto per aksionin e policise

Nga Gazeta Si Policia e Tiranës dhe Forcat “Shqiponja” kanë arrestuar dy persona, pasi terrorizonin qytetarët, teksa qëllonin me armë zjarri në automjet.

Policia thotë se në pranga kanë përfunduar shtetasit A. A. 21 vjeç nga Fieri dhe A.B. 21 vjeç nga Tirana.

Në bagazhin e makinës së tyre “Volkswagen Golf” u gjet dhe u sekuestrua një pistoletë, krehër dhe municion luftarak.

Gjithashtu, 21-vjeçari me iniciale A. A. kishte shkelur edhe masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi kishte dalë nga banesa.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë