Ka ndodhur

Goditet me thikë në kurriz 43-vjeçari në Sarandë

foto ilustruese per sherrin

Nga Gazeta Si – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e së martës në shëtitoren e Sarandës.

Një sherr mes dy personave ka degraduar në përdorimin e mjeteve prerëse, ku njëri prej tyre ka goditur me mjet prerës një 43-vjeçar.

“Më datë 07.06.2022, në shëtitoren e Sarandës, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi G. G., ka goditur me mjet prerës në kurriz shtetasin K. K., 43 vjeç, i cili ka marrë mjekim në spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë