Ka ndodhur

U arrestua disa ditë më parë, digjet zyra e noterit Aleko Anagnosti në qendër të Sarandës

Është djegur gjatë orëve të para të mëngjesit zyra e noterit Aleko Anagnosti, në Sarandë. Persona të paidentifikuar i kanë vendosur zjarrin zyrës në qendër të qytetit.

Anagnosti prej 1 qershorit ndodhet i arrestuar për tjetërsim pronash, me urdhër të Prokurorisë së Sarandës. Dy ditë më parë për Anagnostin Gjykata vendosi “Arrest në burg” me afat 45 ditë.

Ai u arrestua së bashku me drejtorin e Urbanistikës në Bashki Pandi Zhoga dhe juristen e zyrës së hipotekës Rovena Alikaj për tjetërsimin e një sipërfaqe prej 10 mijë metra katrorë tokë duke e ndarë për persona të tjerë.

Policia, në një njoftim paraprak ka njoftuar se si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë