Një 54-vjeçar me iniciale A. D nga Vlora ka rënë në prangat e Policisë, pasi gjatë kontrollit të lokalit në pronësi të tij, në lagjen “Osman Stafa ” u zbulua se kishte përshtatur ambientet e lokalit për organizimin e lojërave të ndaluara, basteve sportive.
Gjatë kontrollit u sekuestrua kompjuteri që përdorej për zhvillimin e aktivitetit të ndaluar.
Mbi 54-vjeçarin e arrestuar rëndojnë veprat penale: “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




