Ka ndodhur

Kishte mbjellë kanabis në banesë, arrestohet 29-vjeçari në Përmet

Në fshatin Kaludh, Përmet, pas kontrollit të territorit, në banesën e shtetasit K. P., policia ka gjetur të kultivuara në 30 gota plastike, fara të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë autori i dyshuar, shtetasi K. P., 29 vjeç, banues në fshat.

Materialet në ngarkim të shtetasit K. P. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë