Një shqiptare është arrestuar bashkë me të birin e saj në ishullin grek të Rodosit, pasi akuzohen për posedim dhe trafikim kokaine.
Ndërkohë është shpallur në kërkim babai shqiptar, 43-vjeç.
Mediet greke shkruajnë se 43-vjeçari është i njohur nga policia e Athinës për pjesëmarrje në organizata kriminale të trafikut të drogës dhe zjarrvënie në dyqane.
Djali 24-vjeçar merrte dhe shpërndante tek palë të treta sasi droge për llogari të babait të tij, 43-vjeçarit të shpallur në kërkim.
24-vjeçari u arrestua nga policia greke teksa po transportonte kokainë me peshë 1 kilogramë e 191 gram.
Gjithashtu, atij iu gjetën edhe tre dokumente të transfertave në vlerë prej 6788 euro.
Ndërkohë, nënës së tij iu gjet kokainë me peshë 411.8 gramë dhe 1 kilogram e 597 gramë kanabis si dhe një shumë prej 6100 euro.
Media greke raporton ndër të tjera se përveç kësaj familje, nën hetim janë edhe 4 persona të tjerë, që dyshohet se janë pjesë e trafikut.
Të arrestuarit do të dërgohen në Gjykatën e Shkallës së Parë në Rodos./news247
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




