Gazeta Si – Një çift të moshuarish janë grabitur dhe plaçkitur në shtëpinë e tyre në Vermosh të Malësisë së Madhe.
Burime policore, thonë se ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës nga persona të panjohur.
Pre e grabitjes së disa sendeve me vlerë dhe një shume parash, ka rënë shtetasi T.T., me bashkëshorten e tij, ku banesa e tyre ndodhet në qendër të fshatit Vermosh.
Pas grabitjes, autorët kanë marrë automjetin tip “Volkswagen” që ka qënë i parkuar në oborrin e banesës së kryefamiljarit dhe janë larguar.
Gjatë largimit nga Vermoshi, mësohet se ata kanë aksidentuar automjetin e vjedhur dhe në Selcë kanë marrë një makinë tjetër nën kërcënimin e armës, duke u drejtuar drejt pikës kufitare të Grabomit.
Aty kanë braktisur automjetin dhe kanë ikur në këmbë në drejtim të Malit te Zi. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




