Ka ndodhur

Lushnjë, 17-vjeçarja plagos me thikë vëllain

Gazeta Si – Një 46-vjeçare dhe vajza e saj të mitur, 17-vjeçe, janë proceduar penalisht në Lushnjë

Sipas asaj që ka njoftuar policia, dyshohet se e mitura, ka goditur me mjet prerës vëllain e saj, një 18-vjeçar, që ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu sipas policisë, nëna dhe vajza nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të uniformave blu për shoqërimin e tyre në komisariat.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë