Ka ndodhur

Arrestohet në Durrës hajduti i 23 vjedhjeve në Gjermani

Gazeta Si – Policia e Durrësit ka arrestuar një 30-vjeçar, pasi akuzohet për dhjetëra vjedhje në Gjermani. Në pranga është vënë A. L., 30 vjeç, banues në Durrës.

I riu ishte në kërkim, pasi në bashkëpunim me shtetasin G. O., për një periudhe 3-vjeçare, kanë kryer 23 vjedhje në shtetin gjerman. Të ardhurat që përfitonte nga vjedhjet, shtetasi A. L. i dërgonte në Shqipëri.

Ndërkohë bashkëpunëtori i tij shtetasi G. O. është dënuar nga autoritetet gjyqësore gjermane, me 4 vjet burgim. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë