Ka ndodhur

Shkodër, 43-vjeçari kapet në një lokal me pistoletë në çantë

Gazeta Si – Një 43-vjeçar ka rënë në pranga në Shkodër, pasi u kap me një pistoletë, një krehër dhe disa fishkë.

43-vjeçari  me iniciale K.K., nga fshati “Muriqan”, u arrestua në një lokal të zonës.

Mësohet se i arrestuari është bashkëpunëtor në disa vjedhje në Shkodër dhe në Malin e Zi.

Policia thotë se vijojnë hetimet edhe me autoritet malazeze, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë