Ka ndodhur

Aksident në minierë, plagoset një minator në Bulqizë

Gazeta Si – Një minator është lënduar gjatë kohës që po punonte në minerë në Bulqizë. Policia bën me dije se B.T., 51 vjeç është aksidentuar, duke punuar dhe për pasojë ka marrë lëndime në këmbë.

Pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Bulqizës, 51-vjeçari është dërguar për mjekim më të specializuar në Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë