Ka ndodhur

Dy ngjarje kriminale në Kamëz, tritol makinës luksoze dhe plumba ndaj një biznesi

Gazeta Si – Dy ngjarje kriminale janë shënuar brenda pak minutash në Kamëz pas mesnatës së të hënës, të cilat dyshohet se nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Një makine tip ‘Audi Q7’ e parkuar në Bulevardin ‘Nënë Tereza’, në Kamëz i është vendosur një sasi lëndë plasëse eksplozive.

Paraprakisht dyshohet vetëm për dëme materiale, ndërsa veç mjetit të parkuar janë dëmtuar edhe xhamat e jashtëm të një dyqani aty pranë. Audi Q7 është në pronësi të Artan Lleshit.

Ky i fundit, nga Puka, jeton kryesisht në Angli dhe vjen rrallëherë në Shqipëri. Dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur si pasojë e veprimtarisë së tij në Angli dhe konflikteve për mashtrim me shtetas shqiptarë.

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate. Shpërthimi ka qenë aq i fortë, sa është dëgjuar në një distancë shumë të largët.

Ndërsa në orën 00:20, në rrugën “Skënderbej”, në Kamzë, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të biznesit (agjensi funerale) të shtetases, E.M., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale, informon policia e Tiranës.

Gruaja është divorcuar nga bashkëshorti rreth një vit e gjysmë më parë dhe ish-bashkëshorti ka hapur përballë saj, po një agjensi funerale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë