Ka ndodhur

Foshnja i pajetë në valixhe dyshohet se ka lindur i gjallë

Gazeta Si – Foshnja e gjetur në valixhe i pajetë para rreth një muaji në Korçë, dyshohet se ka lindur i gjallë.

Sipas burimeve nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, foshnja ka qenë me shenja jete kur është futur në valixhe nga nëna 40-vjeçare me sëmundje të theksuara të shëndetit mendor.

Mostrat e foshnjës u dërguan menjëherë pas zbulimit të ngjarjes drejt Tiranës, nga ku dhe u konfirmua se ka lindur i gjallë.

Sipas ekspertëve, kjo argumentohet me hemorragjinë që 40-vjeçarja ka pasur gjatë lindjes, çka i ka vënë edhe jetën në rrezik.

Vizita në spital është e regjistruar dhe tregon se trupi është mbajtur për më shumë se një muaj në dollapin e saj deri në zbulimin e historisë.

Në shtëpinë e lindjes në Korçë, pranohet se gruaja që jetonte bashkë me një fëmijë 15 vjeç me probleme të autizmit nuk ka bërë asnjë vizitë aty prej muajit janar.

Vetë 40-vjeçarja nuk ka qenë deri më tani në gjendje për të dhënë sqarime rreth shtatzënisë së saj dhe asaj çka ka ndodhur brenda banesës.

Pritet që akti i ekspertimit të mbërrijë në Prokurorinë e Korçës për të bërë më pas edhe ndarjen e veprës penale që rëndon mbi nënën.

Ngjarja që tronditi mbarë opinionin publik u zbulua më 2 maj 2022 dhe nëna, Valmira Hasimllari, vuan nga një ç’rregullim psikotik.

Denoncimi i ngjarjes është bërë nga bashkëshorti i saj, i cili punonte në Greqi si emigrant.

Ai ka mohuar që të jetë babai i foshnjës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë