Gazeta Si – Pronari i një lokali është arrestuar në Durrës bashkë me dy persona të tjerë, pasi janë kapur në Maminas, me një sasi droge të konsiderueshme.
Po ashtu janë sekuestruar edhe 3 aparate celulare, 62.000 lekë të rinj, 900 euro dhe 100 paund, që dyshohen se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.
Në pranga ka rënë V.K., 41 vjeç, banues në Durrës, pronari i lokalit, i cili akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”;
L. K., 21 vjeç dhe B. I., 22 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



