Gazeta Si – Një aksident ka ndodhur paraditen e së dielës në aksin rrugor Himarë–Dhërmi, në vendin e quajtur “Kthesa e Vishës”.
Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:45 kur një autobot me drejtues R. Dh., rreth 60 vjeç ka dalë nga rruga.
Për pasojë, drejtuesi i automjetit ka mbetur i lënduar dhe ndodhet në Spitalin e Himarës, nën kujdesin e mjekëve.
Zona njihet si e rrezikshme dhe shpesh kanë ndodhur aksidente të rënda me pasojë vdekjen.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



