Nga Gazeta Si – Një efektiv policie është plagosur ditën e djeshme ndërkohë që ishte duke zhvilluar kontrollin e territorit për kanabis në malet e Dukagjinit.
Mësohet se efektivi i policisë ka humbur kontrollin e mjetit, duke rënë në një humnerë dhe për pasojë është aksidentuar. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Dukagjinit.
I plagosuri është Rrok Frroku, efektiv i policisë së Shkodrës. Pas ndihmës së specializuar, polici është nxjerrë nga humnera dhe është në spital dhe në gjendje të stabilizuar, jashtë rrezikut për jetën.
Deri më tani mësohet se makina me të cilën ai udhëtonte ka pësuar dëmtime të shumta si pasojë e aksidentit, ndërkohë që policia ende nuk ka dhënë një informacion zyrtar për ngjarjen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



