Nga Gazeta Si – Një 32-vjeçar është vënë në pranga nga policia e kryeqytetit, pasi është kapur me kanabis sativa.
Sipas policisë, në pranga është vënë shtetasi me iniciale A. K., 32 vjeç, banues në Vaqarr, i cili është kapur në flagrancë në vendin e quajtur “Kodër Shkretë”, me doza me lëndë narkotike kanabis sativa.
Ndërkohë, policia sqaron më tej se ky person pasi siguronte sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike, e shiste më pas atë, në doza të vogla, kryesisht në zonën e Vaqarrit dhe të Kombinatit.
Gjithashtu, nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



