Gazeta Si – Një 49-vjeçar, i shpallur në kërkim prej 22 vjetësh në Shqipëri, pasi është dënuar me 14 vjet burg, është arrestuar në Turqi.
Një aksion i përbashkët mes policive të të dyja vendeve, ka vënë në pranga Petrit Tabakun i dënuar për vrasje.
Petro Tane nga Kuçova, i cili përdor dhe identitetin e dytë Petrit Tabaku, po tentonte të futej në Turqi me dokumente të falsifikuara.
Por pas marrjes së informacionit, u organizua menjëherë operacioni policor për arrestimin e tij.
Gjatë gjithë kësaj kohe në arrati, mësohet se Tane jetonte në Greqi përpara se të tentonte udhëtimin drejt Turqisë.
Policia turke e arrestoi dhe e depërtoi në Rinas, duke iu dorëzuar autoriteteve shqiptare.
Petro Tane ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 1997 ka vrarë me automatik A.S., në lagjen “1 Maji” në Kuçovë.
Në vitin 2006, ai u dënua në mungesë me 14 vjet burgim nga Gjykata e Apelit Vlorë.
Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë, në ngarkim të këtij shtetasi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




