Ka ndodhur

Theu masën e sigurisë, arrestohet 41-vjeçari

Policia ka vënë në pranga shtetasin me iniciale R.H, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

41-vjeçari është banues në Fushë-Krujë dhe është arrestuar në flagrancë.

Punonjësit e Policisë i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Më herët Gjykata e Shkallës së Parë Durrës kishte caktuar masën e sigurimit “Arrest në shtëpi ”, për veprën penale të “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, dhe “Dhënia ndihmë për ndërtim të paligjshëm”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë