Ka ndodhur

Akuzohet për përdhunimin e një të miture, në pranga 19-vjeçari

foto ilustruese per policine

Gazeta Si – Një i 19-vjeçar nga Vlora është arrestuar në pikën e kalimit kufitar Morinë, pasi ishte shpallur në kërkim për marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur.

I riu ishte kallëzuar në polici nga një 15-vjeçare, e cila e akuzon se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Vlorë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë