Gazeta Si – Një sasi lënde eksplozive dhe bimë narkotike janë gjetur në fshatin Domgjon të Mirditës. 4 kallëpet e lëndës plasëse u zbuluan në tokën në pronësi të D.L.
Po kështu aty u konstatuan edhe bimë kanabis të kultivuar. Pronari i tokës u arrestua nga policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




